Të gjithë po qeshin me reagimin e Joshuas – çfarë ishte duke menduar boksieri kur juria dha rezultatet?

Të gjithë po qeshin me reagimin e Joshuas – çfarë ishte duke menduar boksieri kur juria dha rezultatet?

Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk vodhën vëmendjen javën e kaluar, me duelin e zhvilluar në Londër.

Oleksandr Usyk u shpall kampion i ri në peshat e rënda në boks, duke mposhtur me vendim unanim britanikun Joshua.

Vendimi i jurisë shkoi në favor të ukrainasit, me 117:112, 116:112 dhe 115:113, përcjell Periskopi.

Nga momenti kur janë lexuar rezultatet, një video po bën bujë të madhe nëpër internet, ku Anthony Joshua bëhet kinse po befasohet nga rezultati.

Sapo bëri fytyrën befasuese, AJ menjëherë u kthye duke lëkundur kokën, për të pranuar disfatën e tij.

Kjo video po i bën tifozët e boksit që të qeshin dhe ta shpërndajnë shumë nëpër rrjetet sociale. Shikoni videon më poshtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: