Të hënën seancë plenare, diskutohet edhe Ligji për Paga

Të hënën seancë plenare, diskutohet edhe Ligji për Paga

Të hënën është caktuar që do të mbahet sentenca plenare, bëri të ditur shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ku temë diskutimi do të jetë edhe Ligji për Paga.

Pas mbledhjes së kryesisë, në një konferencë për medie, u mirëprit caktimi i seancës plenare.

Shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, adresoi kritika ndaj shefit të ekzekutivit, Albin Kurti edhe për paraqitjen e tij të djeshme në Bruksel me fusnotë.

“Kurti ka vepruar dhe po vepron ndryshe prej asaj që ka fituar mandatin prej qytetarëve”, tha ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në seancën e radhës do të hapet debati edhe për Projektligjin për paga.

“Seanca e radhës do të mbahet të hënën nga ora 11:00”, tha Tahiri para medieve.

Ndërkaq, shefi i GP, të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh i kënaqur se gjatë kësaj seance do të diskutohet për Ligjin e Pagave në sektorin privat.

“Në këtë seancë do të diskutohet një çështje shumë e rëndësishme. Ligjin e Pagave në sektorin publik”, tha Tahiri.

Shpërndaje në: