Të infektuarit me koronavirus në Pejë “nuk kanë pasur kontakte me persona tjerë”

Periskopi.com Lajme

Komuna e Pejës ka lëshuar një komunikatë për media në natën e së premtes, pas lajmit se disa qytetarë të saj janë infektuar me koronavirus.

“Para pak çastesh është shpërndarë informata për 6 të infektuar të ri me COVID-19, ku 5 prej tyre janë nga Peja”, nis njoftimi nga komuna perëndimore e Kosovës.

“Katër persona janë nga fshati Llugagji, dhe një është nga lagja Dardania në Pejë. Që të gjithë në lidhje familjare me zonjen për të cilen kemi qenë të njoftuar më parë”, bën të ditur Komuna e Pejës.

“Ju njoftojmë se pesë personat që kanë rezultuar me rezultat pozitiv kanë qenë të izoluar dhe nën përkujdesin e Policisë së Kosovës. Ata persona nuk kanë pasur kontakte me persona tjerë dhe nuk kanë pasur mundësi ta transmetojnë virusin te personat tjerë”, thekson njoftimi.

“Virusi është i pamëshirshëm, prandaj ju ftojmë të rrini në shtëpi, Kujdes PO, Frikë JO”, përfundon njoftimi nga Komuna e Pejës

Shpërndaje në: