Të jetoj a të vdes? Tinejxherja vret veten pasi 69% e shokëve votuan që ajo të vdiste

Të jetoj a të vdes? Tinejxherja vret veten pasi 69% e shokëve votuan që ajo të vdiste

Një vajzë 16 vjeçare raportohet ta ketë vrarë veten në Malajzi, pasi kishte postuar një sondazh në llogarinë e saj në Instagram duke i pyetur ‘ndjekësit’ e saj nëse duhej të vdiste apo jo, dhe 69% e përgjigjeve ishin ‘po’.

Policia në lindje të shtetit Sarawak të Malajzisë thanë se vajza, të cilën nuk e identifikuan, kishte postuar një sondazh në foto duke e shpërndarë me mesazhin: “Shumë e rëndësishme, Më ndihmoni të zgjedh Vdekje/Jetë”. Pasi shumica e përgjigjeve kishin qenë “vdekje”, ajo e kishte vrarë veten, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

Një avokat kërkoi që ata të cilët kishin votuar që ajo të vdiste të dilnin para drejtësisë për nxitje të vetëvrasjes.

Ramkarpal Singh, avokat dhe deputet parlamenti në shtetin veri-perëndimor të Penangut, tha: “A do të ishte ajo vajzë gjallë sot nëse shumica e shokëve do ta diskurajonin që të mos i merrte jetën vetes?”

Ministri i rinisë dhe sportit nga Malajzia, Syed Saddiq Syed Abdul Rahman, tha se tragjedia theksonte nevojën për diskutime mbarëkombëtare rreth shëndetit mendor në këtë vend. “Jam sinqerisht i brengosur rreth gjendjes mendore të të rinjve tanë,” tha ministri në fjalë.

Në muajin shkurt, Instagrami kishte njoftuar që do të vendoste ekrane sensitive për të bllokuar imazhe të vetë-lëndimit./Periskopi

Shpërndaje në: