Të krishterët edhe pse e konsiderojnë jo-morale pornografinë prapë e shikojnë (Foto)

Të krishterët edhe pse e konsiderojnë jo-morale pornografinë prapë e shikojnë (Foto)

Të krishterët radikalë amerikanë, të cilët kundërshtojnë kategorikisht pornografinë, dalin të shikojnë në heshtje filma online të pornografisë.

Samuel Perry i Universitetit të Oklahomës analizoi zakonet pornografike, dhe besimet fetare të 2,279 amerikanëve.

Ai gjeti që shumë të krishterë – në veçanti protestantët evangjelistë – thanë se pornografia ishte ‘gjithmonë imorale’, por ata gjithsesi shihnin filmime pornografike.

Në grupet e njerëzve me pjesëmarrjen më të lartë të kishës, deri në 25% e meshkujve ende shikonin pornografi.

Perry për “International Business Times” tha: “Këto gjetje tregojnë se amerikanët të cilët janë thellësisht religjioz dhe teologjikisht konservatorë, edhe pse ndoshta ata e urrejnë sinqerisht pornografinë, ata kanë më shumë gjasa të gjejnë veten e tyre duke i shkelur pikëpamjet e tyre morale për të shikuar materiale pornografike”, transmeton Periskopi.

Më tej ai deklaroi se ‘Ndoshta ne dëshirojmë sinqerisht të jetojmë me vlerat tona fetare, por rrethanat rreth nesh e bëjnë shumë të vështirë dhe kështu kombinimi i kontekstit dhe i natyrës njerëzore nënkupton që njerëzit thellësisht fetarë shpesh përjetojnë mosmarrëveshje të thella fetare dhe morale’./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: