Te Lidhja e Prizrenit, Policia lidh dy gjilanas: Gjen granatë dore e drogë – përfshihet Ushtria

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar edhe për një rast që ka ndodhur në Gjilan, më saktë në rrugën Lidhja e Prizrenit.

Dy qytetarë janë arrestuar pasi në veturë u gjet fillimisht një armë me dy fishekë.

Pasi një të dyshuari të tretë iu kontrollua shtëpia, aty u gjet edhe drogë, një revole me gas, dy radiolidhje dhe më e rëndësishmja, një granatë dore.

“Granata është tërhequr nga njësiti i FSK-së,” – është shprehur Policia, përcjell Periskopi.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Periskopi