A do të ndryshojë data e zgjedhjeve?
Zgjidhja e ofruar nga zëvendës – ndihmës sekretari amerikan i shtetit, me të ashtuquajturën “Paketa McAllister +) parashikon edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Kryeministri Rama ka këmbëngulur edhe pas propozimit të bërë disa javë më parë nga eurodeputeti McAllister se zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor. PS ka nisur fushatën tashmë.
Por kryetari i opozitës, Basha, vazhdon të këmbëngulë se 18 qershori nuk është i përshatshëm.
Nëse palët do të bien dakord mbi propozimin e garantuar nga amerikanët, zgjedhjet do të shtyhen më 16 korrik. Nuk përjashtohet mundësia edhe për javën e parë të gushtit. /Lapsi.al



