Të nxehtit afrikan është sot, bëni kujdes popull, temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë celsius

Të nxehtit afrikan është sot, bëni kujdes popull, temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë celsius

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Vranësirat ditën e sotme gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë celsius.

Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV.

Këshillohet të shmanget kontakti direkt me rrezet e diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike me hipertension, ostmatikët, diabetikët por dhe te të moshuarit.

Shpërndaje në: