Të premten mbyllet votimi për Kukën dhe Krasniqin, në garë për çmimin e më të mirëve në botë

Të premten mbyllet votimi për Kukën dhe Krasniqin, në garë për çmimin e më të mirëve në botë

Sot dhe nesër janë dy ditët e fundit të afatit për të votuar trajnerin dhe xhudisten më të mirë në botë, çmime këto që ndahen nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Në garë për këto çmime janë trajneri kosovar Driton Kuka dhe xhudistja dhe e arta olimpike Distria Krasniqi.

Së bashku me Kukën, në radhët e trajnerit më të mirë në botë në garë janë edhe dyshja e trajnerëve francezë Christophe Gaglian e Larbi Benboudaoud, trajneri i Suedisë Robert Eriksson, trajnerja e Austrisë Yvonne Bonisch dhe trajnerin e Japonisë Kosei Inoue.

Ndërkaq, e arta olimpike Distria Krasniqi është në garë së bashku me xhudistet si Clarisse Agbegnenou, Abe Uta, Anna Maria Wagner dhe Jessica Klimkait për çmimin e xhudistes më të mirë në botë.

Votimi do të mbyllet më 10 dhjetor kurse çmimet do të ndahen më datën 18 dhjetor.

https://awards.ijf.org/?fbclid=IwAR1D57jtAPKyIbmy0_sOfdkZh-VOQbg1SUlF4GXSpV53llQf4n0o7O7Yn1g

Shpërndaje në: