Të qajmë së bashku: Talebanët thonë se e pushtuan edhe provincën e trimave të Panjshirit

Të qajmë së bashku: Talebanët thonë se e pushtuan edhe provincën e trimave të Panjshirit

Talebanët kanë arritur të fitojnë edhe në provincën e fundit afgane që i kishte rezistuar regjimit të tyre, dhe duken afër fitores totale.

Ky grup ka postuar fotografi në mediat sociale që shfaqin luftëtarët talebanë duke qendruar në ballë të portës së kompleksit të guvernatorit të Panjshirit.

Zëdhënësi i Talebanëve, Zabihullah Mujahidi, lëshoi një deklaratë duke thënë se Panjshiri tashmë ishte nën kontrollin e luftëtarëve talebanë, raporton Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

“Me këtë fitore, vendi ynë është hequr nga moçali i luftës krejtësisht,” tha ai.

Në një klip tjetër, duken talebanët derisa ngrisin flamurin e tyre në kryeqytetin e kësaj province.

Megjithatë, në anën tjetër forcat rezistente në Panjshir kanë thënë se deklaratat e talebanëve për marrjen nën kontroll të Panjshirit janë të rreme.

Nëse konfirmohet kontrolli i talebanëve atëherë kjo do të ishte e para herë që lugina bie në duart e tyre prej fillimit të konfliktit katërdhjetë vjeçar të Afganistanit. /Periskopi

Shpërndaje në: