Të qeshim së bashku: Irani sanksione Amerikës, fut në listë të zezë 51 ushtarakë amerikanë

Të qeshim së bashku: Irani sanksione Amerikës, fut në listë të zezë 51 ushtarakë amerikanë

Irani sot ka vënë sanksione kundër 51 qytetarëve amerikanë, prej të cilëve shumica janë ushtarakë.

Sanksionet ndaj tyre ndërlidhen me vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Sylejmani, në janar të vitit 2020.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar se 51 shtetasit amerikanë ngarkohen për terrorizëm dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Ky veprim u mundëson autoriteteve iraniane që të ngrijnë çdo lloj pasurie të cilën amerikanët nga kjo liste e posedojnë në Iran. Por, siç njofton Reuters, ky akt i autoriteteve iraniane më tepër është simbolik, meqë nuk figuron asnjë lloj pasurie e zyrtarëve të sanksionur amerikanë në territorin e Republikës Islamike të Iranit.

Sulejmani, ish-komandanti i forcave iraniane “Quds”, ishte vrarë në Irak në një sulm me dron, me 3 janar 2020. Urdhërin për likudimin e tij e kishte dhënë ish-Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump.

Në listën e të sanksionuarve ndodhet edhe gjenerali Mark Milley dhe ish-këshilltari për siguri kombëtare Robert O’Brien.

Irani, para një viti kishte futur në listën e zezë edhe ish – Presidentin Trump si dhe një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve të lartë amerikanë./Periskopi

Shpërndaje në: