Të relaksohemi pak: Llajku i Rron Gjinovcit te Ganimete Musliu dhe komenti epik i qytetarit aty

Të relaksohemi pak: Llajku i Rron Gjinovcit te Ganimete Musliu dhe komenti epik i qytetarit aty

Llajku i Rron Gjinovcit dhe komenti i tij te një status i deputetes Ganimete Musliu, ka marrë reagime.

Le ta sqarojmë. Ja çka shkroi deputetja e PDK-së:

Brenda dhjetë dite ose dy javë projektligji për Trustin vjen në seancë ku aty do të ketë lexim të parë dhe më pas do të vije për votim edhe leximi i dytë”.

Tërheqja e mjeteve nga Trusti është kërkesë  e qytetarëve të Kosovës për të tëjkaluar krizen e rënd ekonomike. Ne si deputet për deri sa nuk kemi mundësi ti ngrisim pagat e qytetarëve, nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm t’i përgjigjemi kësaj kërkese dhe ta mbështesim me votë.

Është e drejtë e qytetarëve të kenë qasje në kursimet e tyre në këtë krizë me të cilen po përballën.

Kjo duket se i ka pëlqyer Rron Gjinovcit, i cili këshillon Musliun që të ‘mos lëshojnë pe nën 30%’.

Por një komentues, ka bërë një koment epik në ‘reply’ te Gjinovci, duke e pyetur me shaka dhe ironi ndoshta:

“A të qiti baba andej a”.

Kjo nënkupton, a e ‘qiti babai në PDK’.

Kur Rron Gjinovci bënte analiza të thukta pro Vetëvendosjes nëpër mediumet kosovare, patën dalë lajme e kronika se si babai i tij është përkrahës i Hashim Thaçit.

Shpërndaje në: