Të rinjtë nga Shqipëria kapin armët për ta mbrojtur Kosovën

Të rinjtë nga Shqipëria kapin armët për ta mbrojtur Kosovën

Ata shprehen për JOQ se po shkruajnë nga toka Arbnore, në vendin ku është krijuar shteti i Arbërit rreth 800 vite më parë.

Sipas tyre, bazuar në trazirat e kohëve te fundit në Kosovë por edhe në Maqedoni e Greqi, në rast nevoje shteti shqiptar si i Shqipërisë ashtu edhe i Dardanisë nuk kanë masat e duhura mbrojëse për popullin në rast rreziku.

Prandaj ata besojnë që të gjithë shqiptarët duhet të jenë të aftë privatisht në mënyrë personale, familjare, fisnore apo edhe me gjerë në rast nevoje e rreziku duke u mobilizuar për të shkuar në ndihmë të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

Ata shprehen se besojnë se kjo u takon atyre që ta organizojnë, sepse aty ka fillesat shteti i Arbërit dhe sepse janë një krahinë që nuk kanë qenë të nështruar për 500 vite rradhazi nga pushtues të ndryshëm.

“Duhet të mendojmë për një parapërgatitje në rast se cënohen shqiptarët nga armiqtë tanë shekullorë, ku për fat të mirë sot kemi një armik më pak sepse turqit ikën dhe kanë ngelur vetëm hijenat ballkanike”, – përfundojnë ata.

Shpërndaje në: