Të rritesh i varfër dhe papritur nënshkruan kontratë 90 milionë dollarëshe, flet Lebron James

Të rritesh i varfër dhe papritur nënshkruan kontratë 90 milionë dollarëshe, flet Lebron James

 

Basketbollisti i njohur profesionist, Lebron James thotë se e urren kur dëgjon nga njerëzit se ka ndryshuar, edhe pse nuk e mohon një gjë të tillë.

“Po, natyrisht se kam ndryshuar. Është zhvillim, nuk ëshë diçka negative. Kam dy fëmijë. Kam përgjegjësi tash, natyrisht se kam ndryshuar. Vjen me zhvillimin. Nëse ti nuk ke ndryshuar është problem i yti”, thotë James.

I pyetur se si është të rritesh në një mjedis të varfër dhe pastaj befasisht të nënshkruan kontratë në vlerë prej 90 milionë dollarëve, James thotë se është intriguese, por meritat ia hedh vetes. Jam i mençur në disa gjëra, thotë basketbollisti.

“Gjyshja ime para se të vdiste më tha ‘gjërat e mira vijnë tek ata që janë të durueshëm, që janë të durueshëm dhe falënderues për atë që kanë para vetes.’ Nuk do t’i bie pishman asnjëherë”, thotë James. /Periskopi/

Shpërndaje në: