Të shtëna me armë në muzeun e Luvrit në Paris
Një ushtar francez roje në muzeun e Luvrit të Parisit, ka hapur zjarr ndaj një sulmuesi të dyshuar, raporton CNN, përcjell Periskopi.
Sulmuesi i cili mbante një qantë të dyshimtë kërkonte me forcë të hynte në muze, ushtari pasi nuk e ka lejuar këtë gjë është kërcënuar me thikë nga ai.
Ende nuk ka shumë informacione për rastin, mirëpo Ministri i Brendshëm francez, e konsideroi incidentin deri tani si ”shumë serioz”. /Periskopi/



