Të shtëna armësh në drejtim të një shtëpie në Prishtinë, policia jep detaje

Të shtëna armësh në drejtim të një shtëpie në Prishtinë, policia jep detaje

Tre persona kanë deklaruar në polici se dy të panjohur nga dy automjete, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë konfiskuar shtatë gëzhoja të armës së shkurtër.

Nuk raportohet për ndonjë të lënduar e as të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM, ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË /Prishtinë 25.10.2020 – 22:30. Tri viktimat, dy meshkuj dhe një femër kosovare, kanë njoftuar se të dyshuar të panjohur të cilët kishin qenë me dy automjete kanë shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar shtatë gëzhoja të armës së shkurtër. Nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë.

Shpërndaje në: