Të shtëna armësh në një motel në Obiliq, viktima u sulmua me kondak të revoles

Të shtëna armësh në një motel në Obiliq, viktima u sulmua me kondak të revoles

Dy të panjohuar e kanë sulmuar viktimën mashkull, teksa i njëjti po qëndronte në një motel në Obiliq.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë shtënë edhe me armë zjarri derisa po largoheshin nga vendngjarja.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoj.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Obiliq 07.05.2022 – 02:45. Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke qëndruar në një motel, dy të dyshuar të pa njohur për të, e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me kondak të revoles. Të dyshuarit duke u largu nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri.  Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK.

Shpërndaje në: