Të shtëna armësh në një ndejë futbolli në Kaliforni, katër të vdekur

Të shtëna armësh në një ndejë futbolli në Kaliforni, katër të vdekur

Të paktën dhjetë persona u qëlluan me armë dhe katër prej tyre u vranë në një festë ku po shikohej futbolli në Fresno, në Kaliforni.

Viktimat ishin në një mbledhi familjare dhe me miq në oborrin e një shtëpie kur një i dyshuar i panjohur u afrua dhe hapi zjarr, shkruan CNN.

Policët shkuan në shtëpi pasi morën thirrje të shumta rreth orës 8 të mëngjesit, ku raportohej për të shtëna

Zëvendëshefi i Policisë në Fresno, Michael Reid, ka bërë të ditur se katër burra, të moshës 25-30, kanë vdekur pas të shtënave.

Një i lënduar u transportua në Qendrën Mjekësore Rajonale të Komunitetit, ku po merr trajtimet e nevojshme mjekësore.

Pesë viktima të tjera u dërguan në CRMC me plagë jo të rrezikshme me armë zjarri, tha Reid.

Shpërndaje në: