Të shtëna armësh në një shkollë në Graz të Austrisë, raportohet për të vdekur

Nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Graz të martën ka mbetur të paktën një person i vdekur, sipas raportimeve të mediave në Austri.
Sipas tyre, policia konfirmoi një “operacion të madh në vazhdim”, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.
Media austriake raportoi të martën të shtënat me armë zjarri kishin ndodhur në një shkollë në Graz, kryeqytetin e Styria-s.
+++Aktuell läuft in der Dreierschützengasse in #Graz ein Polizeieinsatz. Bitte an die Anweisungen der Polizeikräfte halten. +++ #graz1006
— Polizei Steiermark (@PolizeiStmk) June 10, 2025
Sipas faqes së lajmeve Krone, autori i krimit u qëllua nga policia, megjithëse autoritetet austriake nuk e kanë konfirmuar këtë informacion.
Policia tha në faqen e mediave sociale X se një operacion i vazhdueshëm ishte duke u zhvilluar në Dreierschützengasse, Graz, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Ata i thanë medias shtetërore ORF se disa patrulla dhe njësia speciale Cobra ishin të përfshira në operacion.