Të shtëna armësh në Prishtinë, shkrepen 20 plumba në rrugën “Isa Kastrati”

Të shtëna armësh në Prishtinë, shkrepen 20 plumba në rrugën “Isa Kastrati”

Sot rreth orës 13:00 ka pasur të shtëna në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.

Nga këto të shtëna askush nuk ka mbetur i lënduar, megjithatë policia po heton rastin.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, deklaroi  se është identifikuar një person si i dyshuar e që është në kërkim.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast. Deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

KosovaPress mëson se janë shkrepur mbi 20 plumba në këtë ngjarje ndërsa ende mbeten të panjohura rrethanat dhe shkaqet qe çuan te ky incident.

Shpërndaje në: