Të shtëna me armë në Podujevë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Podujevë, plagoset një person

Një person është plagosur në Podujevë pas të shtënave me amrë zjarri, shkruan Periskopi.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se personi i plagosur është dërguar për trajtim në QKUK, derisa shtoi se kanë nisur hetimet në lidhje me rastin.

“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna  me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”  në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin “, tha Borovci.

Shpërndaje në: