Të shtëna me armë në Prishtinë, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë në Prishtinë, raportohet për të plagosur

Një veturë është sulmuar me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Siç raporton Kosovapress, dyshohet se ka të plagosur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Ndërkohë, dëshmitarët thonë se kanë parë gjakë në veturë e në rrugë.

Periskopi ka kontaktuar edhe Policinë për të marr informata në lidhje me rastin, por deri në botimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur.

Periskopi do ju mbaj të informuar në lidhje me rastin.

Shpërndaje në: