Të shtëna me armë zjarri në Veri, policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri në Veri, policia jep detaje

Gjatë ditës së sotme janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në Mitrovicën e Veriut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i cili ka thënë se këto të shtëna janë dëgjuar në rrethinën e komunës së Zveçanit.

Hoti shtoi se dyshohet se këto të shtëna janë dëgjuar në një aheng familjar.

“Nuk ka incidente të raportuara. Mund të ndodhë që ka patur ndonjë aheng/darsëm në ndonjë lokacion të rrethinës së komunës së Zveqanit, mirëpo njësitet ende nuk kanë lokalizuar. Sidoqoftë njësitet policore janë në teren për më tepër informata rreth raportimit”, është shprehur Hoti.

Shpërndaje në: