Të shtëna në Vllahi të Mitrovicës: Policia shkon aty, arreston 19 vjeçarin dhe ia sekuestron armën

Të shtëna në Vllahi të Mitrovicës: Policia shkon aty, arreston 19 vjeçarin dhe ia sekuestron armën

Policia ka sekuestruar armë nga një 19 vjeçar në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, policia ka pranuar informatë se në fshatin Vllahi, ka të shtëna me armë e më pas kanë arritur ta identifikojnë vendin dhe të dyshuarin.

“Me datë 25 nëntor 2021, rreth orës 16:25, policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze te informatave kanë arritur ta identifikojnë vendin nga kane ardhur te shtënat, si dhe kanë arritur ta identifikojnë te dyshuarin V.F., 19 vjeçar dhe ta shoqërojnë në stacionin policor.

Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën gjysme automatikë prodhim jugosllav pa fishekë. Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, të dyshuarit në fjalë i është caktuar masa ndalim policor. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, thuhet më komunikatë.

Shpërndaje në: