Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet një 31 vjeçare në Ferizaj

Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet një 31 vjeçare në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë shoferen, e cila me automjetin e udhëtarëve sipas policisë shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Slivovë të  Ferizajt.

Kjo informatë sipas policisë në Ferizaj është dërguar nga një qytetarë përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’

Policia, e ftoi qytetaren V.K (F/K) 31 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet nga Policia në Ferizaj.

Shpërndaje në: