Tek Dheu i Bardhë Policia konfiskon mbi 240kg marihuanë, arreston 5 persona

Tek Dheu i Bardhë Policia konfiskon mbi 240kg marihuanë, arreston 5 persona

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media të organizuar nga Policia e Kosovës, u tha se në këtë aksion janë konfiskuar 243 kilogramë drogë si dhe janë arrestuar pesë persona në një operacion që u bë më 6 dhjetor.

Sipas Bahri Shalës nga Policia, të dyshuarit drogën kanë pasur për qëllim ta drejtojnë kah perëndimi, konkretisht për në Zvicër.

Në këtë konferencë, Policia bëri të ditur se gjatë operacionit janë kontrolluar dhjetë dritare të plastikës dhe roleta ku janë gjetur substancat narkotike.

Ky operacion është zhvilluar në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë”.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, të arrestuarve u janë shqiptuar masat e ndalimit.

 

Shpërndaje në: