Tekstet alternative në shkolla nën minimalen e vlerësimit

Tekstet alternative në shkolla nën minimalen e vlerësimit

Disa tekste shkollore janë në përdorim, ndonëse kanë vlerën nën minimalen tre. Tekstet shkollore gjatë vitit 2021 kanë ndryshuar.

Sipas Standardit të Teksteve Shkollore, bazë për miratimin e tekstit të vlerësuar, duhet të jetë vlera minimale 3.

E kësaj radhe kaluan disa libra, kësisoj mësimdhënësit zgjodhën se me cilin prej tyre do të punojnë.

Gjatë javës pati kritika se njësoj është vepruar me një libër të fizikës që është botuar nga shtëpia botuese Albas.

Këta në një përgjigjie për T7, thanë se ishte vendim i Ministrisë së Arsimit dhe se nuk ka pasur të bëjë më favorizim, siç u pretendua.

Një sqarim për përdorimin e librave nën këtë vlerë, e dhanë edhe nga Ministria e Arsimit.

Sipas tyre, janë botuar tekste të reja për klasën e tretë, tetë dhe dymbëdhjetë.

Ndërsa thonë që përzgjedhja e teksteve alternative është bërë si e parasheh legjislacioni, në mënyrë që këtshkollat, të kenë edhe alternative të tjera.

Sipas Rinor Qehajës nga Instituti Edguard, përparësia e kësaj, është që janë vet mësimdhënësit që mund të vendosin nëse do i përdorin këta libra.

Mirëpo Qehaja nënvizon se duhet bërë më shumë në këtë drejtim.

Nga Ministria e Arsimit kanë deklaruar që gjatë procesit të shqyrtimit të dorëshkrimeve, KEPTSH kishte kaluar vetëm nga një tekst, për lëndët që kanë pësuar ndryshime.

VIDEO

Shpërndaje në: