Tekstet shkollore me shembuj që ngjallin frikë te nxënësit (Foto)
Në foton më poshtë mund të shihni se si mësojnë matematikën nxënësit shqiptarë me tekstet mësimore të sotme.
“Ju po udhëtoni në një tren sëbashku me motrën tuaj pa bileta. Kontrollori vjen dhe ju gjen. Ai është i autorizuar të përdorë një një dëm special për raste të tilla. Për këtë qëllim ai nxjerr një kuti e cila ka nëntë çokollata në dukje të njejta, por tre prej tyre janë me helm vdekjeprurës dhe ju detyroni të zgjidhni me rradhë, njëri pas tjetrit nga një çokollatë dhe ta hani”.
Autorët e tekstit pyesin nxënësin se sa është probabiliteti që motra të vdesë, e sa që të jetojë.
“Nëqoftëse ju zgjidhni i pari, sa është probabiliteti që ju nuk do të vdisni, po qe se motra juaj dihet se nuk do të vdesë?”-është pyetja “kyç” e problemit matematikor.

Komentet e mëtejshme janë të panevojeshme.



