Telashe për Allegrin, Juventus pa pesë lojtarë kyç ndaj Napolit

Telashe për Allegrin, Juventus pa pesë lojtarë kyç ndaj Napolit

Juventus mund të kalojë edhe xhiron e tretë pa siguruar fitore në Serie A.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka një sfidë mjaft të vështirë këtë fundjavë, kur përballë do të ketë Napolin.

Anash kualitetit të napolitanëve, Allegri duhet të mendojë edhe për mungesat që pritet t’i ketë në këtë ndeshje.

Paulo Dybala nuk është 100% gati për këtë ndeshje, por ai ka shprehur dëshirën që të paraqitet, përcjell Periskopi.

Po ashtu, dyshja braziliane Danilo e Alex Sandro mund të mos jenë në dispozicion për Allegrin, çka vështirëson opsionet për krahët e mbrojtjes.

Edhe kolumbiani Juan Cuadrado përcillet me telashe lidhur me udhëtimin e tij dhe arritjen në kohë për ndeshjen e Juves ndaj Napolit.

Federico Chiesa në anën tjetër nuk mund të jetë në fushë për arsye të lëndimit.

Mbetet të shihet se si do të vendoset Maxi Allegri me skuadrën e tij në ndeshjen e fundjavës. /Periskopi/

Shpërndaje në: