Telashe për Cavaliers, lëndohet Sexton

Telashe për Cavaliers, lëndohet Sexton

Cleveland Cavaliers kanë marrë lajme të hidhura lidhur me fundorin e tyre.

Colin Sexton do t’i mungojë skuadrës së tij për një periudhë të gjatë, të pacaktuar, bëjnë të ditur raportimet e fundit nga ShBA.

Sexton ka çarë minsikusin e tij në gjurin e majtë, përcjell Periskopi.

Si pasojë e kësaj, ai do të jetë jashtë për një periudhë të zgjatur.

Sexton ka qenë nga figurat kyçe te Cavaliers, pas largimit të LeBron James nga skuadra.

Mbetet të shihet se për sa kohë saktësisht fundori do të jetë jashtë parketit. /Periskopi/

Shpërndaje në: