Telashe për Man City – Ferran Torres me lëndim të rëndë

Telashe për Man City – Ferran Torres me lëndim të rëndë

Telashe të reja janë hapur për Pep Guardiola te skuadra e Manchester City.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot, Pep Guardiola ka zbuluar të rejat e fundit rreth skuadrës së City.

Ndër tjerash, trajneri spanjoll foli edhe për situatën e sulmuesit Ferran Torres dhe gjendja nuk duket aspak e mirë.

Sipas fjalëve të Guardiola, Torres do të mungojë për dy apo tre muaj, përcjell Periskopi.

Ish anëtari i Valencias ka qenë një lojtar mjaft i përdoruar nga Guardiola këtë sezon, duke u aktivizuar herë në krah, e herë në pozitën më qendrore të sulmit. /Periskopi/

Shpërndaje në: