Telefonat Google do të thërrasin urgjencën në rast aksidenti

Periskopi.com Tech & Auto

Telefonat e ardhshëm të kompanisë Google do të dinë nëse ka pasur një aksident dhe do të thërrasin për ndihmë urgjencën duke përdorur sensorë si përshpejtues dhe mikrofonat.

”Do të jenë gjithashtu të mundur të njoftojnë shpejt urgjencën, duke u dërguar atyre pozicionin dhe gjithashtu një mesazh të personalizuar”, sipas faqes së internetit  XDA-Developers, që zbuloi se ishte ngarkuar në Play Store një aplikacion i quajtur ”Siguria personale”.

Telefonat e mençur do të jetë në gjendje të zbulojnë nëse përdoruesi i automjetit ishte përfshirë në një aksident trafiku.

Në këtë rast, do të lëkundet dhe do të aktivizojë alarmin duke e pyetur përdoruesin nëse ai ka nevojë për ndihmë.

Nëse nuk merret një përgjigje, telefoni i zgjuar do të thërrasë automatikisht shërbimet e urgjencës duke dërguar vendndodhjen.

Shpërndaje në: