Telefoni që karikohet 100% për vetëm 30 minuta

Telefoni që karikohet 100% për vetëm 30 minuta

Oppo Reno Ace ka potencial që ta ndryshojë jetën tuaj të smartfonit, sepse bateria merr kohë vetëm 30 minuta për t’u ngarkuar plotësisht.

Bateria brenda Reno Ace ka kapacitet prej 4,000 mAh, e barabartë me shumë telefona të tjerë sot.

Kjo nuk është veçoria e vetme e Reno Ace. Pjesa tjetër e telefonit është gjithashtu tërheqëse.

Ka katër lente kamerash në pjesën e pasme të telefonit. Lentet kryesore kanë 48-megapikselë.

Karakteristikat e tjera të telefonit përfshijnë altoparlantë stereo, sensor të gjurmës së gishtërinjve në ekran.

Aktualisht, Reno Ace është shpallur vetëm për Kinën, ku fillon me ekuivalentin prej 420 dollarë, dhe modelin Gundam me rreth 500 dollarë./Indeksonline/

 

Shpërndaje në: