Televizioni Kombëtar i Greqisë përdhos flamurin e Kosovës, e shfaqë me hartën e Australisë

Periskopi.com Sporti

Televizioni kombëtar i Greqisë ka shkaktuar skandal të madh gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2023 mes Greqisë dhe Kosovës në hendboll.

“Dardanët” pësuan humbje sikurse në ndeshjen e parë në Prishtinë me një gol diferencë, pra 26:25, sipas ‘Demokracia’, transmeton Periskopi.

Televizioni kombëtar grek është tallur me flamurin e shtetit të Kosovës, duke e zëvendësuar hartën e kufijve të Kosovës me ata të Australisë.

Nuk dihet nëse ka qenë ndonjë gabim teknik apo ka qenë e qëllimshme, duke parë qasjen e institucioneve greke në raport me shtetin e Kosovës.

Natyrisht se ky skandal i grekëve është shpërndarë shumë edhe në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar komentet negative.

Greqia është në mesin e shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe, Për Kosovën, kjo është humbja e tretë në katër ndeshje të luajtura në këto kualifikime dhe mbetet e fundit në Grupin 1 me vetëm një pikë.