Televizioni Zviceran: “Varrimi i Astrit Deharit u kthye në protestë kundër qeverisë”

Televizioni Zviceran: “Varrimi i Astrit Deharit u kthye në protestë kundër qeverisë”

Ky opozitar vdiq të shtunën në burg në rrethana të paqarta. Babai i tij kërkoi autopsi nga mjek zvicerian. Qysh dje protestuan aktivistë të Vetëvendosjes në Zvicër para Konsullatës kosovare. „Deklaratat e prokurorisë, Policisë dhe Administratës së Burgjeve për vdekjen e Astrit Deharit janë shumë kundërthënëse“ Familja Deharit ka jetuar në Zvicër deri në fund të luftës së Kosovës në vitin 1999.

Homazhe për Astrit Deharin para konsullatës kosovare në Cyrih

Policia kosovare e ka arrestuar Deharin në Gusht të këtij viti. Prej atëherë qëndroi në burg nën akuzën se ka hedhur një mjet ekploziv kundër ndërtesës së parlamentit.  Prokuroria ka vërtetuar sot se Dehari ka vdekur nga mungesa e oksigjenit.

Gaz lotsjellës në parlament

Vdekja e aktivistit politik mund ta ndez edhe më tutje konfliktin mes qeverisë dhe opozitës. Vetëvendosja ka protestuar më herët me gaz lotsjellës në Parlament kundër politikës së Presidentit Thaçi. Ai është i korruptuar dhe punon kundër interesave të popullsisë”.

Shpërndaje në: