Temperaturat deri në 27 gradë celsius, moti për sot

Periskopi.com Lajme

Në vendin tonë edhe sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, kryesisht në anën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të jenë mes 23-27 gradë Celsius.