Tenistja italiane: Jeta e Gjokoviqit do të jetë ferr

Tenistja italiane: Jeta e Gjokoviqit do të jetë ferr

Ish-tenistja italiane, Flagia Panetta ka deklaruar se jeta e Gjokoviqit do të jetë ferr pas deklarimit publik kundër vaksnimit.

“Ai nuk është dashur t’i sfidonte rregullat e rrepta për hyrje në Australisë”, tha Penetta, e cila është mike e ngushtë e 34-vjeçarit.

“I pavaksinuar, jeta e tij do të jetë ferr”, vlerësoi ajo.

Gjokoviqi u dëbua nga Australia të dielën e kaluar, duke e humbur mundësinë për të garuar në turneun grand slam Australian Open, dhe rrezikon të mungojë edhe në grand slamin e radhës French Open në Francë, nëse nuk vaksinohet.

Shpërndaje në: