Tensione në RTK – “Besnik Boletini bëri vetë veprimin për të cilin e shkarkoi Ngadhënjim Kastratin”

Tensione në RTK – “Besnik Boletini bëri vetë veprimin për të cilin e shkarkoi Ngadhënjim Kastratin”

Bordi i ri i Radio Televizionit të Kosovës, para dy ditësh e shkarkoi drejtorin gjeneral të mediumit publik, Ngadhënjim Kastratin.

Në vendim u renditën disa nga arsye e shkarkimit, në mesin e të cilave thuhej “shpërndarja e përmbajtjes së medivae konkurrente nga persona të punësuar në RTK, dëmtojnë imazhin dhe pavarësinë editoriale të Transmetuesit Publik”.

“Për çfarë drejtori i Përgjithshëm i RTK-së në vazhdimësi ka dështuar të sigurojë se janë marrë masa sipas regullativës në fuqi”, shkruhej në vendimin e datës 19 janar, i cili është nënshkruar nga kryetari i Bordit, Besnik Boletini, shkruan Gazeta Insajderi.

Por, vetëm shtatë ditë para se ta shkarkonte Kastratin, Boletini, kishte vepruar po njëjtë, kishte shpërndarë një përmbajtje të një media konkurrente.

Më 12 janar, kryetari i ri i Bordit të RTK-së, e kishte shpërndarë një shkrim të Preportr, që fliste për domosdoshmërinë e vlerësimit sistematik.

 


Pikërisht për këtë çështje ka reaguar edhe Fadik Hoxha, kryetar i Sindikatës së Radio Televizionit të Kosovës.

“Nënshkruesi i këtij vendimi, kryetari i Bordit, ose nuk e ka lexuar përmbajtjen e vendimit ose pretendon që kjo nuk duhet të vlejë për Bordin për shkak se me datë 12 të këtij muaji ai ka shpërndarë nga profili i tij në FB përmbajtje të një mediumi tjeter”, shkruan Hoxha në reagimin e tij, transmeton Gazeta Insajderi.

Ndryshe, Boletini para se të emërohej në dhjetor të vitit të kaluar drejtues i Bordit të mediumit publik, ishte pjesë e Preportr, media në të cilën kishte punuar për shumë vjet.

Shpërndaje në: