Tensione në Samitin e BE-së, Kovaçevski ia drejton gishtin kryeministrit bullgar (VIDEO)

Tensione në Samitin e BE-së, Kovaçevski ia drejton gishtin kryeministrit bullgar (VIDEO)

Ka përfunduar Samiti i BE-Ballkani Perëndimor ku morën pjesë gjashtë liderët e rajonit, 27 liderët e Unionit si dhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel e presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Por duket se nuk kanë munguar tensionet para nisjes së tij pas vendimit të djeshëm të qeverisë bullgare për të hedhur poshtë propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, duke votuar dhe mosbesimin ndaj kryeministrit në ikje Kiril Petkov.

Në një video të kapur pak para fillimit të Samitit teksa liderët përshëndesin njëri-tjetrin shihet që kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski bisedon me homologun bullgar.

Kovaçevski shihet tepër serioz dhe duke i drejtuar gishtin Petkovit.

 

Shpërndaje në: