Tensionet me Rusinë, deputetja ukrainase e falënderon Kosovën për mbështetjen

Tensionet me Rusinë, deputetja ukrainase e falënderon Kosovën për mbështetjen

Deputetja e Ukrainës, Iryna Friz, e ka falënderuar Kosovën për mbështetjen që ka treguar në momentet kur thuhet se Rusia do të hyjë në këtë shtet.

Ajo i ka falënderuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe ish-ministren e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, për përkrahjen ndaj Kievit, duke shpërndarë edhe postimet e tyre të Twitterit.

“Jam e bindur se Ukraina duhet të mbështesë miqtë e vërtetë, të cilët gjithashtu zgjedhin pavarësinë e tyre. Është koha për të refuzuar standardet e dyfishta”.

“Miqtë e Ukrainës nuk janë ata që dërgojnë militantë pro-rusë në tokën tonë, por ata që, gjithashtu nën kërcënimin e konfliktit të armatosur, shprehin mbështetje për shtetin tonë”, ka thënë Friz në rrjetin social Facebook.

Ajo ka bërë thirrje për marrëdhëniet miqësore Kosovë-Ukrainë, duke thënë se ato janë bllokuar nga politika e Rusisë në Ballkan.

 

 

Shpërndaje në: