Tensionim marrëdhëniesh: Tanket gjermane ia mësyjnë kufijve rusë
Nga ushtria gjermane kanë thënë se në këtë kontigjent janë nisur 36 automjete ushtarake, përfshirë edhe automjete të rënda lufte, përmes një treni, i cili do të zbarkojë në Lituaninë Qendrore, shkruan Periskopi.
Gjermania do ta udhëheqë task-forcën e NATO-s në Lituani. Në tërësi, në këtë kontigjent Gjermania ka dërguar 450 ushtarë dhe pajise tjera.
Ndërsa, nga dërgesat e Belgjikës, Holandës Luksemburgut e Norvegjisë bëhen gjithsej 1,000 ushtarë që do të jenë prezent në Lituani.
Një grup tjetër, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja e Britania e Madhe, do të pozicionohen në Poloni, Letoni dhe Estoni. E gjithë kjo në kuadër të NATO-s. /Periskopi/



