Tensionohet situata para hyrjes së objektit të Qeverisë, Dardan Molliqaj përplaset me policinë

Tensionohet situata para hyrjes së objektit të Qeverisë, Dardan Molliqaj përplaset me policinë

Protestuesit dhe Policia janë konfrontuar para objektit të Qeverisë.

Pasi Policia është zhvendosur pak, protestuesit kanë tentuar të vendosen në shakallët e objektit të Qeverisë. Aktivisti Nol Nushi ka kërkuar që të lirohen shkallët e objektit për të mbajtur një fjalim.

Qytetarët janë duke bërë rezistencë, duke tentuar të afrohen te shkallët e Qeverisë.

Aty është parë edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili është përplasur me policinë duke tentuar të futet brenda objektit të Qeverisë.

Shpërndaje në: