Tentativë vrasje ndaj drejtorit të ‘AgroKosova Holding’, policia jep detaje për Periskopin

Tentativë vrasje ndaj drejtorit të ‘AgroKosova Holding’, policia jep detaje për Periskopin

Para pak minuitash, u raportua se ka pasur një tentativë vrasje ndaj drejtorit meaxhues i “Agro Holding Kosova”, Bekim Krasniqi në Suharekë.

Periskopi ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku ky i fundit ka thënë se njesiti kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë gjetur asnjë mjet ose diçka madje as persona të dyshuar.

“Rreth orës 21:19 Bekim Krasniqi, drejtor i Agrokosova Holdin në Suharekë ,ka informuar se ka gjuajtje me armë. Reagimi policor ka qen i menjhereshem,Patrullat kan kontaktuar me ankuesi Bekim Krasniqi i cili deklaron se ka dëgjuar të shtëna por nuk është i sigurt se prej nga është shtën dhe me çka është shtën. Patrullat kan patrulluar në atë lokacion por deri më tani nuk kan hasur në diqka të dyshimtë. Patrullat së bashku me njësit tjera ende janë në atë lokacion”, deklaroi z. Gashi.

Periskopi do iu mbajë të informuar me rastin…

Shpërndaje në: