Tentim vrasje në Gjakovë, viktima dërgohet në QKUK

Tentim vrasje në Gjakovë, viktima dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, sonte rreth orës 19:25 një i dyshuar kishte goditur 72-vjeçarit me sopatë, me çrast i kishte shkaktuar lëndime të rënda.

Patrulla policore së bashku me njësitet tjera relevante policore kanë dal në vendngjarje.

Sipas policisë, viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit për Krime të Rënda, me urdhër të të cilit rasti iniciohet “Vrasje në Tentativë”. Rasti vazhdon me hetime”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Gjakovës, në një përgjigje për Paparacin.

Shpërndaje në: