Tentim vrasje në Graqanicë, vetura në lëvizje sulmohet me armë zjarri

Tentim vrasje në Graqanicë, vetura në lëvizje sulmohet me armë zjarri

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Graqanicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar dëme materiale në veturën e viktimës, ndërkaq në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e pa shkrepur.

“Graqanicë 27.01.2022 – 17:00. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, ka raportuar se nga një veturë tjetër në lëvizje në të cilën ndodheshin dy të dyshuar, është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar dëme materiale në veturën e viktimës. Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e pa shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

Shpërndaje në: