Tentimi i dështuar i Depay për goditje më gërshërë shpërfaq më së miri situatën te Barcelona

Tentimi i dështuar i Depay për goditje më gërshërë shpërfaq më së miri situatën te Barcelona

Barcelona po konfirmon vazhdimisht situatën e palakmueshme në të cilën gjendet, kur problemet në zyrat e klubit po barten edhe në fushën e blertë me rezultate.

Gjigantët e Spanjës janë mes një stuhie teksa vazhdojnë ta ndjejnë më shumë se kurrë largimin e Lionel Messi nga skuadra.

Tifozët janë duke vërshëllyer lojtarët që refuzonin të reduktonin pagat për të mbajtur Messin në skuadër, kurse në gjithë këtë katrahurë dhe kur Barcelona nuk mund të shënonte ndaj Granadas, ylli i skuadrës, Memphis Depay tentoi një akrobacion.

Holandezi dëshiroi të shënonte një gol spektakolar, me goditje gërshërë, por dështoi keq, përcjell Periskopi.

Tani, pamjet e publikuara nëpër rrjetet sociale po bëjnë bujë të madhe, me shumë tallje drejtuar Memphis.

Më poshtë mund të shihni videon e tentimit dëshpërues të holandezit. /Periskopi/

Shpërndaje në: