Tentimi për të blerë deputeten e LDK-së: Cilët deputetë kaluan në taborin e VV-së?

Periskopi.com Lajme

Në një video të publikuar sot evidentohet përpjekja e një personi me emrin Shaban Kilaj për të blerë votën e deputetes së LDK-së, znj. Marigona Geci. Ai kishte pretenduar se për përpjekjet e tij kishte bekimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit. Por, a ka pasur kalime në këtë parti gjatë kësaj periudhe?

Vetëvendosje ka akuzuar vazhdimisht pushtetet e kaluara për manovrime të pandershme politike.

Sidoqoftë, edhe vet kjo parti me në krye Albin Kurtin, ka marrë për vete deputetë që fituan vota nga partitë opozitare në mënyra të dyshimta.

Kryeministri Albin Kurti nuk është deklaruar në lidhje me inçizimin në fjalë të publikuar nga portali Paparaci, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, ajo që dihet është se pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ishte bërë edhe deputetja Adelina Grainca, e cila kishte garuar në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Grainca më 4 prill, në mënyrë të papritur ishte bërë pjesë e grupit parlamentar të partisë në pushtet nga PDK-ja, duke e votuar Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës.

Por, përtej znj. Grainca, Vetëvendosje ka marrë në radhët e veta shumë e shumë zyrtarë që dikur kishin shërbyer në qeveritë e kaluara nga partitë që kishin qenë në pushtet, sidomos nga radhët e PDK-së. /Periskopi