Tentoi të hyjë në Kosovë me test fals COVID, kthehet në kufi shtetasi i Serbisë

Tentoi të hyjë në Kosovë me test fals COVID, kthehet në kufi shtetasi i Serbisë

Policia e Kosovës ka kthyer sot mbrapsht një shtetas serb, i cili tentoi të hyjë në shtetin e Kosovës me dokument të falsifikuar të testit për COVID-19.

Rasti ka ndodhur sot në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, rreth orës 07:40, njofton Policia e Kosovës.

A.D., (20) ka prezantuar tek autoritetet policore një vërtetim të testit RT-PCR Sars-CoV-2, të datës 6 shtator 2021, i lëshuar në Novi Pazar. Gjatë bisedës me personin në fjalë, ai pranoi se testi është i falsifikuar dhe se të njëjtin e ka ‘punuar’ vetë në shtëpinë e tij.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarit iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale falsifikim i dokumentit.

Dokumenti është konfiskuar nga policia, ndërsa rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt dhe i dyshuari është ndaluar të hyjë në Kosovë.

Shpërndaje në: