Tentoi të vjedhë shtëpinë e mërgimtarit, policia e kap në tavan

Tentoi të vjedhë shtëpinë e mërgimtarit, policia e kap në tavan

Një person është zënë nga policia në tavanin e shtëpisë që kishte në plan ta grabiste.

Shtëpia ishte e një mërgimtari në rrugën “Bajram Curri” në Suharekë, i cili nuk ishte në Kosovë.

Pasi kishte marrë informacione, policia e kapi në flagrancë të dyshuarin J.B, i lindur në vitin 1994, gjatë kontrollimit të shtëpisë.

Ai është intervistuar dhe ndaj tij dhe është ngritur kallëzim për veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë.

“Rastet e dëmtimeve dhe vjedhjeve nga shtëpitë e mërgimtarëve kanë qenë shpesh cak i hajnave, pasi këto shtëpi janë të pabanuara, mirëpo policia falënderon qytetarët të cilët raportojnë rastet e dyshimta dhe vazhdimisht monitoron dhe kontrollon lokacione të caktuara duke siguruar dhe mbrojtur pronën e qytetarëve”.

Në lidhje me rastin është informuar Prokurori i Shtetit i cili lëshoi aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.

Rasti është nën hetime.

Shpërndaje në: