Teodosije: Njerëzit janë mrekulluar me punimet në kishën në UP

Teodosije: Njerëzit janë mrekulluar me punimet në kishën në UP

Një autoritet kishtar serb, ka reaguar së fundi ndaj valës së rritur të kërkesave për largimin e kishës ortodokse serbe në territorin e  kampusit universitar të Prishtinës, që prej vitesh qëndron aty gjysëm i përfunduar, i ngritur që në kohën e Millosheviçit.

Ka qenë Peshkopi Teodosije, i cili ka thënë së fundi sot se Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit do të vazhdojë të kujdeset për kishën e Krishtit Shpëtimtar që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Siç raporton Klan Kosova, këtë deklaratë ai e bëri pas një meshe të mbajtur në Graçanicë ku ka shtuar se ajo kishë është e shenjtë  për Kishën Ortodokse Serbe.

E ndërkaq, në mënyrë retorike kleriku serb  ka pyetur se “kujt i pengojnë lutjet në Prishtinë?”, ndërkohë që aty as nuk ka patur as që ka ndonjë lutje, pasi kisha nuk funksionon.

“Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për kishën e Krishtit Shpëtimtarit, ne nuk duam konflikte në nivel politik, as me studentët. Edhe pse tre ditë ne kemi punuar brenda dhe jashtë,  askush absolutisht nuk e ka ngritur zërin kundër tij, si dhe  shumë njerëz janë  mrekulluar në atë çfarë  po bënim”, ka thënë ai.

Sipas Teodosijes,  për kishën askush nuk u kujtua sa ishte i mbuluar me mbeturina, por siç tha ai, “kur për të u tregua vendosmëri dhe obligimi  i qytetarëve për t`u kujdesur për pronën e tyre, atëherë një gjë e tillë i pengoi dikujt”.

Shpërndaje në: